Bota

Dhjetëra të vdekur nga i nxehti në Kanada

Tridhjetetre vetë kanë vdekur nga një valë e te nxehtit që ka përfshirë pjesën jugore te provincës Kuebek të Kanadasë.

Moti i nxehtë ka nisur të premten e kaluar me temperatura deri në 35 gradë Celsius dhe lagështi të madhe.

Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë këtë javë, ndërsa shumica e viktimave janë të moshës 50 deri në 80 vjeç.

Vala e nxehtësisë është më e keqja që ka provuar provinca në dekada, thanë zyrtarët.

Zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të pinë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije.

“Po bëjmë gjithçka të mundur”, tha kryetarja e Montrealit, Valerie Plante

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.