Kosova

Dhjetëra të vdekur dhe mbi 100 raste të reja të infektuar me Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit

Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 354, ndërsa i të infektuarve shifra totale ka arritur në 10.590.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 190 persona. Shifra totale e të shëruarve ka arritur në 6248. Aktualisht janë 3998 raste aktive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 463 mostra prej tyre 171 kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483