Bota

Dhjetëra miliona persona të infektuar me Covid-19 në botë

Hialeah Fire Department Firefighter-Paramedic Laura Nemoga, right, winces as medical assistant Jesus Vera performs a COVID-19 test, Aug. 6, 2020, at Hialeah Fire Station #1, in Hialeah, Florida.

Ka arritur më mbi 30.7 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë, prej të cilëve më shumë se 957 mijë kanë vdekur, ndërsa 22.4 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara prijnë me numrin më të madh të rasteve, me rreth 6.7 milion të infektuar e rreth 200 mijë të vdekur, për tu pasuar nga India që deri më tani ka regjistruar mbi 5.3 milionë të infektuar nga covid19, prej të cilëve më se 85 mijë kanë vdekur.

Në vend të tretë për nga numri i rasteve, renditet Brazili me mbi 4.4 milion të infektuar dhe 135 mijë të vdekur.

Rritje të rasteve të reja janë regjistruar edhe në Evropë, me shumë vende që kanë njoftuar masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen. Vendimi për shtim të masave kufizuese vjen pas paralajmërimit nga Organizata Botërore e  Shëndetësisë se rastet e infektimit në mbarë kontinentin evropian kanë filluar të përhapen sërish me “ritme alarmuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.