Uncategorized

Dhjetë thënie frymëzuese, të cilat mund të mos i keni dëgjuar kurrë më parë

“Zbuloni se kush jeni dhe jini ai person. Për këtë erdhi shpirti juaj në Tokë. Gjeni atë të vërtetë, jetoni atë të vërtetë dhe gjithçka tjetër do të vijë” – Ellen DeGeneres

“Mos provoni të ndryshoni botën, gjeni diçka që doni. Dhe bëjeni atë çdo ditë. Bëjeni atë gjatë gjithë jetës tuaj, dhe në fund, bota do të ndryshojë” – Macklemore

“Sapo të kuptojmë fuqinë e jashtëzakonshme të cilën e kemi në jetë, ne do të kalojmë nga njerëz pasivë në krijues të fatit tonë” – Jason Silva

“Ajo që e di është se nëse bëni punën që e doni, dhe puna iu përmbush, pjesa tjetër do të vijë vetë” – Oprah Winfrey

“Nuk mendoj se mund të zbuloni zgjuarsinë tuaj deri sa të bëni gabime nën lëkurën tuaj dhe t’i ndjeni ato në realitetin e jetës tuaj” – Elizabeth Gilbert

“Mos u turpëroni nga dështimet tuaja, mësoni nga ato dhe filloni sërish” – Richard Branson

“Nuk duhet të dini atë që bëni, duhet të bëni atë që dini” – Tony Robbins

“Nuk ka pjesë shtesë në univers. Secili këtu është për të plotësuar një vend, dhe çdo pjesë duhet të përshtatet në enigmën e madhe” – Deepak Chopra

“E vërteta është se: Përkatësia fillon me vetë-pranim. Niveli juaj i përkatësisë, në fakt, mund të jetë më i madh se niveli juaj i vetë-pranimit, sepse besimi se jeni të mjaftueshëm është ai i cili iu jep guxim për të qenë të vërtetë, të prekshëm dhe të papërsosur” – Brene Brown

“Shumë nga ne zgjedhim rrugën tonë nga frika e maskuar si plotësueshmëri. Ajo që ne duam duket shumë larg kështu që nuk guxojmë t’a kërkojmë atë nga universi. Unë jam prova se ju mund t’ia kërkoni universit atë” – Jim Carrey

Leave a Reply

Your email address will not be published.