EKONOMI

Dhanë 53 milionë për Bechtel-Enka- n, Lekaj thotë se si rajon sot festojmë për projektin gjigant të “Arbën Xhaferi”

Sot nga ora 12:00 do të nisë ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se këtij projekti duhet t’i gëzohen të gjithë.

“Sot festojmë të gjithë sepse Kosovës dhe rajonit po i dhurohet një projekt gjigant që do të ketë ndikim në lidhjen e korridoreve, lëvizjen e qytetareve, lëvizjen e bizneseve – do të ketë ndikim në ekonomi”, ka pohuar Lekaj.

“Ka pasë mendime ndryshe për këtë projekt por ato sot mund t’i marrë era. Kosovës i mbetet një vepër madhore dhe bashkërisht sot duhet të festojmë. Përurimi do të bëhet në orën 12:00 ndërsa për qarkullim rruga do të lëshohet në orën 17:00. Ky përurim është nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe të ftuar do të jenë edhe kryeministrat e vendeve fqinje, si ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zarv, i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe i Shqipërisë, Edi Rama.

“Mysafirë janë edhe dy ministra të linjës, ambasadorë, Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit do të jenë të pranishëm, si dhe deputetët dhe personalitete të tjera. Do të festojmë si rajon për këtë projekt gjigant”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.