SHKENCË

Detektohet tërmeti i parë në Mars

NASA, ka deklaruar se për herë të parë shkencëtarët e saj besojnë se kanë detektuar një tërmet në këtë planet, duke shtuar se kjo është lëvizja e parë sizmologjike e këtij planeti, që është zbuluar nga njerëzit, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ky zbulim vjen pasi që NASA ka dërguar para pesë viteve një robot, për të marrë informata mbi mundësinë e zhvillimit të jetës në Mars.

Tërmeti i parë është detektuar më 6 prill, dhe shkencëtarët ende janë në periudhën fillestare të mbledhjes së të dhënave.

“Ne jemi në periudhën e mbledhjes së të dhënave, por nuk kemi dyshime mbi atë që për herë të parë kemi detektuar një Tërmet Marsian” thuhet në njoftimin e NASA’s.

Tërmeti në Mars, është tërmeti i dytë që detektohet jashtë tokës. Tërmeti i parë jashtë Tokës është detektuar në Hënë, gjatë misionit Apollo.