SPORT

Detajet nga oferta/ Vetëm eja në United, do ta trefishojmë pagën!

Gazeta britanike ka zbuluar detaje të reja nga kontrata që Manchester Unitedi raportohet se ia ka ofruar talentit anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sanchos – të cilit do t’i trefishohej paga nëse e nënshkruan këtë kontratë.

Jadon Sancho ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të Premierligës, mirëpo Manchester Unitedi raportohet se është tani shumë afër arritjes së një marrëveshje për transferimin e Sanchos, i cili i ka regjistruar 17 gola dhe 17 asiste në 32 ndeshje të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Përderisa negociatat me Dortmundin po vazhdojnë ende, Manchester Unitedi thuhet se nuk do ta ketë pengesë arritjen e një marrëveshjeje për kontratë me Sanchos, pasi dy palët kanë arritur marrëveshje në parim për kontratë katërvjeçare.

 Gazeta britanike The Mirror raporton se Sancho do ta veshë fanellën me numër shtatë, pasi Alexis Sanchez pritet të largohet këtë verë në formë permanente, që do t’ia ulte shpenzimet për paga Manchester Unitedit për 58 milionë funte.

Sancho raportohet se do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare në Old Trafford, me pagë prej 200 mijë deri në 250 mijë funte në javë, trefish më shumë sesa paga e tij aktuale. Ndërsa klubi do ta ketë opsionin t’ia zgjasë kontratën edhe për një vit tjetër.

Borussia Dortmund vazhdon ta vlerësojë me 120 milionë euro yllin e talentuar anglez, mirëpo tani thuhet se është i gatshëm të pranojë oferta për kryerjen e pagesave për një afat më të gjatë kohor, të ndara në shuma më të vogla.

Klubi i Bundesligës i dëshironte 100 milionë euro të paguara menjëherë në mënyrë që ta gjejë një zëvendësues për 20-vjeçarin. Megjithatë, pasi që është pothuajse e pamundur që Dortmundi ta shpenzojë një shumë të tillë për transferimin e një lojtari të ri, tani klubi gjerman i ka zbutur kriteret për shitjen e Sanchos. Dortmundi kishte përdorur taktikë të ngjashme negociuese kur e kishte shitur Ousmane Dembelen në Barcelonë në gusht të vitit 2017. Fillimisht i kishte kërkuar 140 milionë euro të paguhen menjëherë, mirë në fund pranuan t’i paguhen 105 milionë plus shtesa.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483