Kombëtare

Detajet e Policisë për vdekjen e punëtorit në vendin e punës

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, sot në stacionin policor në Fushë Kosovë është iniciuar një rast, “vdekje e dyshimtë”, raporton KTV.

Sipas saj, rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ishte duke punuar.

“Viktima mashkull N.E. (1981), sot rreth orës 11:30 , gjatë kohës kur ishte duke punuar, dyshohet të ketë rënë nga shkallët nga një lartësi 4-5 metra dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti menjëherë është përcjellë në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka deklaruar Ahmeti.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483