Kosova

Detaje të reja nga sulmi i autobusit me kosovarë në Serbi

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në afërsi të Beogradit është sulmuar një autobus me kosovarë që po udhëtonte drejt Sllovenisë, shkruan Kosova.info.

Bëhet e ditur se si pasojë e këtij sulmi që i është bërë, siç supozohet me një mjet të fortë, ka mbetur i thyer xhami i përparmë i autobusit në të cilin gjendeshin qytetarët kosovarë.

E ky sulm i ka shqetësuar shumë kosovarët që gjendeshin brenda në autobus, ku A.S ( i njohur për redaksinë, i cili ka dashur të mbetet anonim), ka thënë se ky sulm është i papranueshëm ngase edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga çlirimi i Kosovës iu duhet ende të përballen me agresionin e Serbisë   

“Jemi ndjerë të rrezikuar për një moment sepse nuk e kemi ditur se nga po vijnë ato gurë. kjo është e papranueshme për ne si mërgimtarë ku pas 20 vitesh ne ende po përballemi me agresionin e Serbisë. është mirë që edhe autoritetet kosovare të reagojnë për këtë sulm”, ka thënë ai, shkruan Kosova.info.

Bëhet e ditur se menjëherë pas sulmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin, kurse raportohet se nuk ka pasur të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.