Kosova

Detaje për tërmetin që dridhi Kosovën, flasin nga Instituti Sizmik

Dy tërmete kanë ndodhur para pak minutash në Shqipëri, por që dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës. Arsye për këtë ka qenë magnituda e lartë e tërmetit.

Shemsi Mustafa nga Institui Seizimik ka thënë se tërmeti e ka goditur Shqipërinë, por që ka qenë i fuqishëm dhe se dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit.

“Tërmeti e ka goditur Shqipërinë. Epiqendra ka qenë 30 km larg Tiranës, pra në det. Tërmeti ka qenë i fuqishëm, për atë arsye dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.8 shkallë”, ka thënë Mustafa për Express.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë raportohet se kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa raportohet se shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.