Kosova

Dështuan të bahen deputet, ja kush janë veteranët e LDK-së, që mbeten jashtë Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me emra të rinj në Kuvendin e Kosovës në këtë legjislaturë që ka dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Për herë të parë, disa emra dhe figura të njohura e shumë të rëndësishme të LDK’së nuk do të jenë në Kuvendin e Kosovës, ata kanë mbetur jashtë Kuvendit jo pse kanë lëshuar rrugë, por se kanë humbur nga të rinjtë e LDK’së.

Ismet Beqiri nuk do të jetë më deputetë i LDK’së në Kuvendin e Kosovës pasi nuk ka arritur t’i siguron votat e mjaftueshme për ulësen e deputetit.

As Lutfi Zharku nuk do të jetë deputetë , ai u bë i njohur sa ishte ministër Infrastrukturës ku pasi erdhi AAK në pushtet e akuzoi për aferën e 53 milionë eurove me kompaninë amerikane Bechtel & Enk, për autostradën që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Metro.

Një emër tjetër si Naser Rugova nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, as ai nuk arriti votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet dhe të flas në emër të LDK’së në Kuvend siç ishte i njohur nga publiku.

Besa Gaxherri, deputetja veterane e LDK’së nuk ka arritur që të merr këtë herë votat e mjaftueshme për deputete, atë e kanë mposhtur prurjet e reja në parti që ka sjellë kandidatja për Kryeministër, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

As Naser Osmani nuk do të jetë deputet nga radhët e LDK’së në Kuvendin e Kosovës, ai madje tani po akuzohet nga Prokuroria për keqpërdorim të fondit 3%.

Deputetë nuk kanë arritur të bëhet as ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ish-deputeti Haxhi Avdyli, ish-deputeti, Blerim Grainca.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ka futur në listën e kandidatëve për deputetë shumë emra të rinj dhe me të përgatitur e që janë pritur shumë mirë nga elektorati i LDK’së duke i votuar ata për deputetë.