Kosova

Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informimin e Privatësisë, vendoset ndryshimi i ligjit

Shtyhet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim e Privatësi, iniciohet ndryshimi i ligjit.

Konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dështoi për të tretën herë radhazi.

Ndonëse një herë u propozuan tre emra për këtë pozitë, në Kuvend asnjëri nga ta nuk mori votat e nevojshme.

E për këtë çështje diskutua këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë.

Këta të fundit vendosën që ta ndërrojnë ligjin.

Këtu u kërkua që ndryshmet ligjore të ndodhin me procedurë të përshpejtuar.

E dështimin e zgjedhjes së Komisionerit për disa herë radhazi, Flutura Kusari nga organizata FOL, po e konsideron si negative.

Sipas Kusarit, këto vonesa po bëhen qëllimisht nga anëtarët e Komisionit për interesa të tyre.

Sipas Kusarit, deri sa të zgjidhet një person për pozitën e Komisionerit për Informim dhe Privatësi, shoqëria civile do ta ketë të vështirë casjen në dokumente publike . Si pasoj e dështimit të këtyre konkurseve për Komisionerin për Informim dhe Privatësi, Ambasada Britanike ishte larguar nga ky konkurs duke mos dashur të harxhojnë kohë dhe para në këtë proces.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.