Kosova

Dështon votimi i rezolutës për arsim në mungesë të kuorumit

Me kritika të shumta është përballur ministri i Arsimit, Ramë Likaj, vetëm një javë pasi nisi mësimi në shkolla në kohë pandemie.

Ai u ftua të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Inicuesja e interpelancës, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se ka shumë familje që nuk po kanë mundësi t’i sigurojnë pajisjet për mësim online, e mësimdhënës me probleme shëndetësore po detyrohen të dalin në punë, raporton KOHA.

Deputetët, përfshirë të partive në pushtet, kritikuan Likajn se Ministria me gjithë vonesën e nisjes së mësimit në shkolla, nuk ka arritur të marrë masat e duhura që të sigurojë mospërhapjen e virusit.

Por, akuzat i ka mohuar ministri Likaj.

Përplasje për mësimin online pati edhe mes partive opozitare.

Deputetët megjithatë dështuan të votojnë një rezolutë, e cila ndër të tjera obligonte që Ministria e Arsimit dhe IKShP çdo ditë të publikojnë të dhënat për numrin e të infektuarve në secilën shkollë.

Rezoluta nuk u hodh në votim shkaku i mungesës së kuorumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.