SPORT

Dështon transferimi i Balet në Kinë

Kalimi i Gareth Balet në Kinë është hedhur poshtë si mundësi pasi Reali ka anuluar marrëveshjen, me uellsianin që pritet të mbesë në kryeqytetin spanjoll.

30-vjeçari pritej t’i bashkohej Jiangsu Suning me kontratë trevjeçare me pagë 1 milion euro në javë.

Javën e shkuar trajneri i Realit, Zinedine Zidane, tha se Bale është afër largimit, por BBC raporton se tani është anuluar gjithçka dhe shanset janë të mëdha që uellsiani të mbesë te Reali.

Bale ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, një të La Ligës, një Kupë të Mbretit, tri SuperKupa të UEFA-s dhe tri Kupa të Botës për klube me Realin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483