
Ka dështuar të mbahet në mungesë kuorumi Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, ku pritej të intervistoheshin drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha, raporton “Koha”.
“Meqë nuk kemi kuorum, atëherë unë detyrohem t’ju liroj sot, kërkoj falje për mosmbajtje të këtij takimi. Ftesën, herën e radhës do ta merrni një javë përpara”, tha kryetarja e komisionit që vjen nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha.
Ndërkohë në orën 14:00 ishte paraparë që ky komision të intervistonte edhe kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
add a comment