Dështon arratisja nga burgu grek, shqiptari kapet pas katër orësh


Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Magnezisë në Greqi por është kapur pas 4 orësh.

Bëhet me dije se ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje. Ndërkohë mediat greke raportojnë se të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë fizike në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre.

Pas marrjes së dënimit në korridorin e gjykatës, ai kërcënoi prokuroren duke i thënë se “Do të dërgoj ty në burg”.

Go to TOP