Kosova

Dëshminë e Thaçit në Kuvend Hoti e lidh me nevojën “për çlirim nga kjo kastë politike”

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sjellja e sotme e presidentit Hashim Thaçi para deputetëve ishte skandaloze.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot para Komisionit Hetimor për “gulenistët” ka pas përplasje me disa nga deputetët e sidomos me deputetin e VV-së, Sami Kurteshi dhe atë të LDK-së, Anton Quni.

“Është skandaloze sjellja e sotme e presidentit para deputetëve. Fyerjet e tij ndaj deputetëve, por edhe të deputetëve të PDK-së ndaj deputetëve të LDK-së, kanë treguar edhe më qartë për nevojën e madhe që ka Kosova për t’u liruar nga kjo kastë qeverisëse”, ka thënë Hoti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.