Show Biz

Dëshiron të jetë si Barbie, i ka futur në gjoks 4kg silikon

Influencerja nga Berlini, Paris Herms (28) është e varur nga operacionet plastike. Ajo i ka shpenzuar më shumë se 30.000 funte për të gjitha korrigjimet që i ka bërë. Qysh në moshën 17-vjeçare, ajo iu nënshtrua operacionit të parë për t’i korrigjuar buzët, ndërsa një vit pas kësaj ajo e zmadhoi gjoksin për herë të parë.

“Atëherë isha shumë e ngazëllyer, por kështu i ndodh çdokujt që i nënshtrohet operacionit. Kur mjekët m’i hoqën fashat pas dy javësh, mendova se gjoksi im ishte i bukur, por shumë i vogël – e sqaroi ajo operacionin e saj të parë të gjoksit. Në secilin gji ajo në atë kohë i injektoi 400 gramë, dhe pastaj e ndryshoi mendjen dhe vendosi të injektonte më shumë.

Dy vjet më vonë, ajo iu nënshtrua përsëri operimit për zmadhim të gjoksit, duke futur nga një kilogram në secilin gji, shkruan KOHA Ditore. Edhe kjo nuk mjaftoi. Më në fund, ajo i futi nga dy kilogramë silikon në secilin gji.

Ajo e korrigjoi edhe hundën dhe çdo javë shkon të paktën dy-tre herë në solarium, ushtron rregullisht dhe shkon në manikyr dhe pedikyr. Për ndërhyrjet e saj estetike ajo i informon 271.000 ndjekësit e saj në rrjetin social.

Paris u rrit pa prind, vetëm me gjyshen e cila e rriti dhe ende jeton me të. Sa herë që gjyshja i jep para për ditëlindje ose Krishtlindje, ajo i kursen për operacione.

“Ajo nuk është vetëm gjyshja ime, ajo është edhe shoqja ime më e mirë. Ajo gjithmonë më mbështet, edhe pse mendon se duhet t’i ndërpres operacionet. Natyrisht, unë nuk pajtohem me të për këtë”, tha Herms.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483