SPORT

Deschamps ndjen rrezikun: Uruguai nuk është si Argjentina, pëson pak gola

Franca do të përballet sot me Uruguain në çerekfinalen e parë të Botërorit “Rusi 2018”.

Trajneri Didier Deschamps ka bërë thirrje për kujdes dhe ka paralajmëruar të tijtë se të qenurit pjesë e Amerikës Jugore, është e përbashkëta e vetme e Uruguait dhe Argjentinës.

Duhet të bëjmë kujdes dhe të jemi të zotë në të dyja fazat e lojës. Uruguai nuk është si Argjentina, pasi është një skuadër që luan me shumë kujdes në mbrojtje dhe pëson shumë pak gola. Gjithashtu dinë të bëjnë mjaft mirë shpërndarjen e lojës dhe të dërgojnë shumë shpejt topin te dy sulmuesit, Cavani dhe Suarez, që janë nga më të mirët në botë, në rolin e tyre”, deklaroi Deschamps.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.