SPORT

Deschamps befason me deklaratën/ Do të përshtatesha me stilin e Juventusit

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka nxitur spekulime me deklaratën e tij të fundit.

Deschamps ka thënë se do të përshtatej te Juventus në një rol të ngjashëm me atë që ka te kombëtarja e Francës.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka thënë këto fjalë, gjatë një interviste me prestigjiozen franceze, ‘L’Equipe’.

“Unë do të ndiqja shkollën e Juves, ku stërvitesh shumë dhe në nivele të larta për të arritur rezultate”, ka thënë Deschamps, në një interviste me prestigjiozen franceze, ‘L’Equipe’.

“Edhe si lojtar, etiketimet nuk më interesonin. E dija se çfarë duhet të bëja për të qenë i rëndësishëm për skuadrën time”, ka shtuar trajneri.

Deschamps ka kaluar një pjesë të karrierës së tij si lojtar me fanellën e Juventus.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.