Bota

Derisa përgatiten për coronavirus, shfaqen rastet e Ebolas në Afrikë

Vetëm tre ditë para se Kongo pritej të deklaronte fundin e shpërthimit të saj nga Ebola, u konfirmua një rast i ri i virusit.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh) tha që rasti i ri u konfirmua në Beni, një komunitet që kishte qenë një epiqendër e shpërthimit të dytë më vdekjeprurës të Ebolës në histori, transmeton Telegrafi.

Drejtoresha Rajonale e OBSh-së për Afrikën Dr Matshidiso Moeti tha që ajo ishte “e trishtuar” kur dëgjoi për rastin e ri dhe tha se OBSh po vazhdonte të punonte me ministrinë e shëndetit të vendit për t’i dhënë fund Ebolas.

Vendi kishte shpresuar t’i jepte fund një emergjence globale shëndetësore, dhe të përgatitej për coronavirusin që ka kapluar botën.

“Ky është një zhvillim shkatërrues për komunitetet në lindje (Kongo) të cilët gjithashtu janë nën kërcënim nga shpërthimi i coronavirusit, përveç konfliktit dhe shpërnguljeve të vazhdueshme”, tha Kate Moger, një nënkryetare rajonale me Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, në një deklaratë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.