Kosova

Deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar

Vaksinimi në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” është duke vazhduar edhe sot. Në këtë qendër deri në mesditë u vaksinuan 220 të moshuar, ndërsa nga procesi i vaksinimit deri më tani janë vaksinuar 1898 të moshuar.

Këto i bëri të ditura në një konferencë për media koordinatori i qendrës së vaksinimit Niman Bardhi, i cili tha se deri më tani procesi ka shkuar normalisht, pa ndonjë problem të theksuar.

“Aktualisht që ne flasim deri në këto çaste janë vaksinuar 220 persona të shoqëruara me sëmundje kronike, gjithmonë duke pasur parasysh që grup mosha e tyre është 75 e mbi. Në total deri në këto çaste nga kategoritë e të moshuarave dhe të sëmurëve kronike përfshirë edhe ata me dializë që ishin kemi 1.898 të vaksinuar”, tha ai

Bardhi shtoi se nga dita e nesërme pret rritje të numrit të vaksinuarve të moshave 75 deri në 79 vjeç.

“Ndërsa për nga dallimi i tyre vlen të theksohet që të moshuar deri më tani 1,162 persona, me dializë 47 dhe të sëmur kronikë”, tha ai.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi gjithashtu u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë grup-moshat që i ka rekomanduar komitetit drejtues për vaksinim. /KP/