Kosova

Dërguti: Përçarja ne Vetëvendosje nuk filloi nga sharja ime

Deputetja e Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Aida Dërguti ka theksuar se problemet në Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë filluar me daljen ne opinion të mesazheve ku ajo shan.

Dërguti në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjini ka thënë se këto mesazhe kanë qenë një vit më herët se të publikohen, duke shtuar se ato mesazhe kanë qenë një vit e gjysmë më herët nga koha që janë publikuar.

“Mendoj që ky debat ka marrë një hapësire për një kohë të gjatë, ku për shumë muaj shumëçka është thënë. Nuk dua ta kthej debatin edhe njëherë, sepse ka marrë një kohë të gjatë. Tashmë kur funksionojmë si grup parlamentar”, ka shtuar Dërguti.

Sipas saj, VV-ja ka treguar papjekuri se si është menaxhuar para opinionit, veçanërisht me menaxhimin e debatit para opinionit dhe votuesve të VV-së, të cilëve u janë shkaktuar trauma nga këto zhvillime.