SPORT

Derbi i xhiros zhvillohet mes Gjilanit dhe Ballkanit

Ndeshje për të mos u humbur sot në Gjilan. Skuadra me të njëjtin emër është nikoqire e Ballkanit në kryendeshjen e xhiros së tretë.

Bardhekuqët dhe portokallezinjtë zhvillojnë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kampionatit, ku fitorja vlen shumë sepse dy ekipet luftojnë për titull këtë edicion.

Suharekasit në fakt presin duelin më të relaksuar pasi që vijnë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.

Ndërkohë, gjilanasit kanë renditur një fitore dhe një humbje, andaj do të kërkojnë vetëm tri pikë.

Gjyqtar kryesor sot do të jetë Genc Nuza, asistentë janë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt Arben Halilaj.

Sfida do të fillojë prej orës 13:30 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.

Kujtojmë që ndeshja tjetër e xhiros së tretë, Prishtina – Drita, është shtyrë për shkak të angazhimit të kampionit kosovar në Evropë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.