SPORT

Derbi drenicas i takon kuqezinjve, Vushtrria befason Llapin

Drenica i ka shkaktuar humbjen e pestë këtë edicion Feronikelit në Superligën e Kosovës, pasi e ka mposhtur me rezultat 1-0.

Ndeshje nisi në mënyrë të përkryer për futbollistët vendas të cilët vetëm pas pesë minutash lojë gjetën golin e epërsisë.

Ishte mesfushori Qemail Elshani që gjuajti bukur brenda zonës me të djathtën dhe realizoi për 1-0.

Elshani pati një tjetër rast shënimi disa minuta më vonë, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.

Me epërsinë minimal 1-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Nikli në pjesën e dytë u mundua të rikthehej në lojë, por trajneri Tahir Lushtaku kishte organizuar mjaftë mirë repartin defensivë që nuk lejuan sulmuesit e Niklit të depërtonin.

Deri në fund më nuk pati gola dhe Drenica mori një fitore të madhe ndaj fqinjëve të tyre Feronikelit.

Pas këtij triumfi, Drenica ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e ardhshme, Drenica do të ketë punë të vështirë pasi luan në udhëtim te Llapi.

Edhe kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikelin e pret përballje e vështirë pasi para tifozëve të vet pret Ballkanin.

Vushtrria befason Llapin, merr tri pikë të arta në luftën për mbijetesë

Vushtrria ka arritur të fitojë ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0.

Skuadra bardhekaltër ka befasuar ekipin e udhëhequr nga Tahir Batatina që ishte favorit para fillimit të ndeshjes.

Të besuarit e Fitim Llapashticës kanë realizuar gol pas 26 minutave lojë, kur shënoi Eri Lamçja.

E prej minutës së 26-të, Vushtrria arriti mjaftë mirë ta menaxhoj rezultatin duke marrë në fund një fitore të artë.

Deri në fund llapjanët tentuan me të gjitha forcat të barazonin rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Vushtrria me këto tri pikë i ka ikur fundit të tabelës dhe tani është në koutën e nëntë pikëve sa ka edhe Ferizaj e Flamurtari.

Ndërkohë Llapi mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e ardhshme Vushtrria do ta luaj në udhëtim tek Trepça ’89, ndërsa Llapi e pret Drenicën.