Kosova

Deputetja nga opozita po i kërkon Kryeministrit Kurti t’i ndalë erërat e fuqishme?

Erëra të fuqishme kanë goditur rajonin e dukagjinit. Sipas raportimeve të mediave, ka pasur edhe dëme materiale. Ndërkohë, deputetja nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj që Kryeministri Albin Kurti, të reagojë menjëherë  – shkruan Kosova.info

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, deputetja Kadrijaj ka shkruar ndër të tjera se disa qytete ndodhen në vështirësi të mëdha.

Ja postimi i plotë:

“Kryeministër, a ke dëgjuar se Peja, Istogu, dhe pjesë tjera të Kosovës janë në vështirësi të mëdha, pas erërave të forta.
Pa energji elektrike, me dëme të konsiderueshme materiale, shtyllat elektrike nëpër tokë, kulmet e shtëpive të rrënuara.
Në Istog, as dokumentet personale nuk mund të nxjerrin qytetarët.
Ku je Kryeministër?
1. Vizito lokalitetet ku janë qytetarët duke vuajtur,
2. Mbaj mbledhje emergjente të Qeverisë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve,
3. Vendos për vlerësimin e dëmit,
4. Ofroji qytetarëve ujë e rrymë, shërbime elementare e shkolla, pastaj kompensoje dëmin që kanë pësuar.

Tash je Kryeministër Albin. Njerëzit kanë nevojë për përkrahjen e shtetit.
S’ka filozofi këtu. Duhet veprim emergjent.”

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483