Kosova

Deputetja Haxhiu kritikon arrestimin e aktivistëve të AAK-së

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, thotë se janë arrestuar aktivistët e rinj të kësaj partie për shkak të vendosjes së një arkivoli para Qeverisë.

“Shprehi keqardhje për arrestimin e të rinjve të AAK’së, vetëm pse po kryenin një aktivitet para Kuvendit”, ka thënë Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Aktivistët e AAK’së së Ramush Haradinaj kanë kishin vendosur një arkivol para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij aksioni, ky arkivol simbolizon “varrosjen e premtimeve” të kryeministri Ramush Haradinaj.