Kosova

Deputetja e PDK’së kështu po e vlerëson Marrëveshjën e Uashingtonit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të hapë tema të rrezikshme për shtetin e Kosovës.

Musliu në RTK ka thënë se ajo që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë është një dokument ku Kosova dhe Serbia janë zotuar para presidentit Donald Trump që t’iu përmbahen atyre zotimeve.

Megjithatë, Musliu konsideron se disa nga pikat e këtij dokumenti mund të hapin tema të rëndësishme dhe të rrezikshme për Kosovën, ndërsa e ka quajtur lëshim të madh mos marrjen e njohjes nga Serbia në takimin e Uashingtonit. “Nëse është marrëveshje, atëherë çfarë do të duhej aty që të ishte feja, Ujmani, Hezbollahu, moratoriumi. Kosova ka bërë lëshime të mëdha në atë takim, duke e lëshuar njohjen reciproke. Me faktin që është hequr njohja nga aty, është lëshim i madh”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.