Kosova

Deputetja e PDK-së reagon ashpër ndaj Tomë Gashit, thotë se ai nuk e meriton licencën e avokatit

Deputetja Valdete Idrizi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka kritikuar ashpër Tomë Gashin, që sipas saj, në një emision të mbrëmshëm televiziv, ai e ofendoi një grua – shkruan Kosova.info

Prej një njeriu si Tomë Gashi, i cili njihet si dhunues, të cilin e kemi pa të gjithë edhe duke shqelmu fëmijën në rrugë, nuk pritet më mirë. Bile as që është penduar, sipas deklaratave të tij. Ai edhe mbrëmë në një debat televiziv ofendoi një grua. E ultë, shumë e ultë. Ende habitem se si njerëz të tillë ftohen në studio televizive, dhe mbajnë licencë avokatie për të mbrojtë të drejtat e dikujt. Turp!” – Ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.