Kosova

Deputetja e AAK-së reagoi pas shkarkimit të bordit të Infrakos-it, qytetarët i kthejnë përgjigje epike (Foto)

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka reaguar pas shkarkimit të bordit të Kompanisë Publike ‘Infrakos’, shkruan Kosova.info

Sipas Kadrijajt, qeveria nuk e ka marrë këtë vendim duke i analizuar me kujdes gjërat:

“Veprimet e z. Kurti dhe qeverisë së tij, ku pa asnjë analizë apo vlerësim performance t’i shkarkojnë bordet, dëshmon qartë se logjika e tij është si lufta e klasave: Urra o burra.

Si deputete e Parlamentit të Kosovës shpresoj që edhe kolegët e mi do ta ngrisin zërin per mbrojtjen e të drejtave të tyre elementare.
Kjo është fyerje edhe për përfaqësuesit britanez që i vlerësuan maksimalisht të njëjtit!” – ka thënë ajo.

Mirëpo shumë qytetarë ia kanë kujtuar se këto borde deri më sot, kanë shërbyer vetëm për punësim të militantëve…

Për më shumë, shihni dhe lexoni komentet: