Kosova

Deputetja Duda Balje nuk ndal kërcënimet dhe shpifjet ndaj gazetarëve të Kosova.info

Prej fillimit të punës së redaksisë në gjuhën boshnjake, Kosova.info është cak i sulmeve të politikanëve boshnjak, e në veçanti të deputetes Duda Balje.

Ajo kishte fyer dhe sulmuar gjate gjithë kohës, duke akuzuar se ajo po sulmohet nga profilet false ne facebook, te cilat sipas saje, po i bëjnë gazetaret e Kosova.info.

Gjuha e përdorur e një deputet duke i quajtur pedofil gazetarin Fatir Berzati, është e papranueshme dhe është sulme ndaj mediumit dhe fjalës se lire.

Kosova.info fton organet e rendit qe te hulumtojnë rastet e këtyre profileve te rreme, qe nuk kane asnjë lidhje me gazetarët e Kosova.info dhe me Agjencinë e Lajmeve Kosova.info, te hulumtojnë dhe te dalin ne shesh te gjitha.

Ne si redaksi e Kosova.info, kemi dërguar një e-mail ne te gjitha ambasadat, kryetares se Kuvendit Vjosa Osmani dhe Qeveris se Republikës se Kosovës, për gjitha këto sulme dhe kërcënime për jetën te gazetarëve tanë, kërcënime direkte kishim muaj me pare edhe nga vete Deputetja Duda Balje, ajo sulmet e saja ndaj gazetarëve dhe redaksisë se Kosova.info nuk i ka ndalur asnjëherë, dhe për ketë jemi shume te shqetësuar dhe ndihemi te rrezikuar nga Deputetja Duda Balje dhe njerëzit e saje.

Kosova.ifo për hire te privatësisë dhe për respekt te familjes se deputetes Balje, nuk do ti publikoje disa mesazhe kërcënuese te vete deputetes, por te gjitha këto do ti dorëzoj ne policinë e Kosovës.

Ne si redaksi e Kosova.info te gjitha këto raste i kemi denoncuar ne Policin e Kosovës, pos kësaj ne do te bëjmë edhe padi private për fyerje, shpifje dhe kërcënime te gazetarëve te Kosova.info nga Duda Balje dhe njerëzit e saje, ajo ka kërcënuar direkt edhe nga profili i saje ne facebook, ndërsa ne besojmë dhe shpresojmë se organet e rendit dhe kibernetika do te vërtetojë çdo gjë.

Ne jemi te shqetësuar me gjitha këto dhe ju bëjmë me dije se nuk kemi asnjë lidhje me profilet e rreme ne facebook, prandaj ftojmë policinë e Kosovës qe te marre te gjitha materialet dhe çdo gjë qe është e nevojshme pre te vërtetuar dhe për te nxjerr ne pah te vërteten.

Sot janë kërcënuar gazetarët e Kosova.info disa here, çdo profil apo çdo njeri qe shkruan ne facebook, akuzat dhe kërcënimet drejtohen nga gazetaret e Kosova.info, e nderuara deputete, kemi pune me te mençura për te bere, se sa te merremi me gjera koti e profile te rreme, unë mendoj se gjitha këto do ti verifikoje policia e Kosovës, e ne do te takohemi ne gjykate, për gjitha kërcënimet dhe shpifjet e juaja ne adrese te Kosova.info