Kombëtare

Deputeti shqiptar në Serbi: Vuçiç luan rolin e paqebërësit në Ballkan, nga ana tjetër nis projektin e botës serbe

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë akuzon presidentin serb Aleksandër Vuçiç se po synon të bëjë lojë të dyfishtë: Atë të paqebërësit në Ballkan por nga ana tjetër po punon për projektin e botës serbe.

“Ka dy standarde të Serbisë e Vuçiç. Vuçiç luan rolin e paqebërësit në Ballkan duke tentuar të lidhë marrëveshje bilaterale e trilaterale për të qenë lider Ballkanit në ndërtimin e paqes. Nga ana tjetër përmes eksponentëve të tij në Beograd, veçanërisht ministri i Policisë që është antishqiptar i dëshmuar, fashist nis projektin e botës serbe. Ajo flet për një botë ku nuk do të ketë vend për të tjerët, prandaj Bota Serbe e Ballkani i Hapur janë në kundërshtim me njëri tjetrin.

Të mbyllësh kufijtë për pakicat, e të drejtat e komunteteve që jetojnë në Serbi, e  bashkëpunimit me shtetin amë dhe të kërkosh hapjen e kufijve për të gjithë serbët që jetojnë në rajon, janë aspirate territorial ndaj Kroacisë e Bosnje Hercegovinës. Po shihet roli i Millo Radonikut. Në Maqedoni, në Mal të Zi, në veriun e Kosovës Serbia po luan rolin e destabilizuesit të Ballkanit Perëndimor dhe rrezikshëm po cënon paqen” tha Kamberi në Shkodër në një prononcim për median në kuadër të një aktiviteti të ndodhur në Shkodër.

Lugina e Presheves – agjende shtetërore 

Kamberi këmbëngul në kërkesën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ky komunitet të jetë në agjendën shtetërore të dy shteteve, Kosovë e Shqipëri.

“Kemi kërkuar që në agjendën zyrtare të Shqpërisë e Kosovës të jetë Lugina e Preshevës në kuadër të një program shtetëror e jo partiak për të ndalur shpopullimin e shqiptarëve.

Do të jetë paradoksale të kemi miqësi mes Serbisë e Shqipërisë e kjo të miqësi të mos reflektojë pozitivish në të drejtat e shqiptarëve. Ne po presim.  Nuk mund të shkojmë në një proces të bashkëpunimit ndërshtetëror nëse Serbia mohon gjysmën e popullit shqiptar. Ajo dëshmiron miqësi me Shqipërinë duke mohuar Kosovën e shqiptarët në Luginë e Preshevës dhe këto janë parimet me dy standarde”

Serbia do shpopullimin e Lugines së Preshevës

Kamberi thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me diskriminimin e shtetit serb prandaj është i domosdoshmëm bashkëpunimi me Kosovën e Shqipërinë në mënyrë që të hartojnë program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës në momentet më të vështira me regjimin totalitar të Millosheviçit.

”Në asnjë rast Beogradi nuk ka dëshmuar vullnet politikë për të zbatuar tre marrëveshjet e firmosura me Beogradin me praninë e ndërkombëtarëve dhe sillet në pozita diskriminuese.

Si mosnjohja e diplomave të të rinjve shqiptarë, ata që mbarojnë shkollat e larta të Universitetin e Kosovës. Kjo është gjenerata e 13 që nuk u njihen diplomat. Mos integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, Mos integrimi në insituticione”  

Një problem i madh është ai ekonomik pasi po ndikon në shpopullimin e Luginës së Preshevës.

“Ka mungesë presketive ekonomike pasi shteti “nuk lejon” apo  krijon hapësira që investitorët të vendosen në qendra të ndryshme të Serbisë por jo në Luginën e Preshevës duke mbajtur aty forca të jahtëzakonshme speciale duke dëshmuar një gjëndje të pashpallur të jashtëzakonshme dhe kjo largon investitorët.

Për shkak të mungesës së sigurisë diaspora nuk ka besim e as siguri për të investuar prandaj problemi ekonomik po ndikon në shpërnguljen e shpopullimit të Luginës së Preshevës.” 

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483