Kosova

Deputeti Shala ia bën me dije Nagavcit: NISMA është në Kuvend dhe pikë!

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ende po vazhdon të zhvillohet me polemika te shumta mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Si rrjedhojë e kësaj, edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ia bëri të qartë nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, se ai është deputet i Nismës dhe pikë,  teksa kjo e fundit e quajti Shalën deputet të pavarur.

Gjithashtu, Shala tha se NISMA është në Kuvend edhe pse kjo tashmë dihet se i ka prishur shumë qejfin dhe planet LVV-së, madje sipas Shalës, LVV me të gjitha forcat ka luftuar që edhe përmes votave të kontrabanduara nga Serbia ta lërë Nismën jashtë parlamentit por që ky plan ju ka dështuar.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483