Kosova

Selmanaj infektohet me koronavirus

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, është infektuar me koronavirus.

Vetë deputeti ka bërë të ditur për rezultatin duke thënë se ka simptoma të lehta qe pesë ditë. Ai ka njoftuar se nga sot është në vetizolim.

“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qenë për testin e dy korrikut! Para pak çasteve më thirrën nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoj se do ta kaloj edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetizolim!” ka njoftuar Selmanaj në Facebook.

Pos Selmanajt, janë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndër ta janë Arben Gashi e Haxhi Avdyli të LDK-së e Eliza Hoxha e PDK-së.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483