Kombëtare

Deputeti Nard Ndoka thumbon Jozefina Topallin

Deputeti dhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka në një postim në facebook, ditën e zgjedhjeve kishte bërë një shka pikante në adres të kryeministrit Edi Rama, lidhje me gomarin i cili dëshironte të futej për votim.

Deputeti Ndoka nuk ndalet, ai thumbon edhe Jozefina Topallin, ish kryetaren e kuvendit të Shqipëris, duke ja kujtuar kohën kur ajo ishte në pushtet, këtë postim deputeti Ndoka e bëri pasi që Jozefina Topalli një ditë më parë kishte akuzuar Lulzim Bashën për shkatrrimin e demokratëve.

Postimi i plotë:

“Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë!
Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët!

Dje, kur Jozi ishte numri dy i shtetit dhe partisë, sëbashku me disa kolegë luftuam për sistemin me grevë urie në Kuvend, përballë saj, Berishës dhe Ramës.

Jozi sot, përseri po vajton për pushtetin e humbur, ndërsa Ne qëndrojmë përballë Ramës dhe krimit në politikë, përballë regjimit që Jozi vetëm sa tentoj ta kapë prej zhelesh!

Pushteti nuk është punë o Jozefinë, as nuk duhet parë si i tillë, por si përfaqësim i vullnetit të lirë të qytetarëve.
Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot.

Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë.

Pushteti nuk është vend pune, nuk është hakmarrje, as privilegj, por mandat i qytetarëve.
Lulzim Basha ka dorëzuar pushtetet me vetëdije në koordinim me aleatet e Opozitës së Bashkuar, por Ai ka fituar qytetarët sot dhe nesër kauzën e të gjithëve!

A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, Demokristianëve Shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Së dyti Jozefinë, a mundesh ti kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve.

Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend. Një lutje si katolike, e ke detyrim moral për Demokristianët Shqiptarë!

Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartiak, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajo të gjithëve.

Së pari Lulzim Bashës i treguan, se kur nuk ke synim të verbër pushtetin, të japim besimin dhe mundësinë për të na qeverisur.
Sot Lulzim Basha nuk humbi pushtet Jozefinë, por fitoi besim e shpresë nga qytetarët shqiptarë.

Lulzim Basha sot meriton vëmendje dhe mbështetje, ka humbur dhe fituar beteja politike, por sot ka fituar qytetari dhe besim.

Është koha, të lëmë mënjanë pakënaqësitë, xhelozitë, shigjetat e gërr-gërret tona pa fund, por të bashkohemi kundër Edi Ramës, si e keqja e ketij vendi.
Lulzim Basha nëse bën gabime nesër, nuk e falim Ne, nuk e falin as qytetarët!

Unë nuk po luftoj që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por dua një sistem që të kontrollojë edhe Lulzim Bashën nesër si Kryeministër.”


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.