
Debati rreth çështjes së menaxhimit të pandemisë nga Qeveria Hoti, ka vazhduar edhe sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, madje herë, herë edhe me tensione – raporton Kosova.info
“O ti Sali Zyba, ty as lepri nuk të tutet, je shumë i parëndësishëm dhe shumë i padijshëm!” – i është drejtuar Memli Krasniqi deputetit Sali Zyba, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky i fundit në fjalën e tij paraprake e kishte kritikuar edhe PDK-në, si parti e cila e ka hise në “degradimin e institucioneve të shëndetësisë”.
Por pas fjalëve të tij të rënda të deputetit Krasniqi, Zyba “ia ka” rrugën deputetit të PDK-së…
Ja përplasja e tyre:
add a comment