Deputeti i VV-së: Presidentja Osmani bëri punë të mirë në politikën e jashtme

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë për FrontOnline, se Presidentja Vjosa Osmani ka bërë punë të mire e sidomos në aspektin ndërkombëtar dhe ka bërë unifikim kur është dashur ta bëjë atë.

Sipas tij, Presidentja Osmani ka evituar shumë dëme që kanë mundur t’i bëhen Kosovës.

“Unë e vlerësoj punën e Presidentes Osmani, sidomos në aspektin ndërkombëtar, të punës së saj, në atë që e quajmë politikën e jashtme, në marrëdhënie ndërkombëtare. Në rastet e caktuara kur është nevojitur të bëjë unifikimin politik dhe besoj se ka vepruar në kushte, ku së bashku me kryeministrin, kanë evituar shumë raste apo dëme që kishin mundur t’i ndodhin Kosovës’’, thekson Rexhaj.

Më tej, deputeti Rexhaj shton se Presidentja ka pasur rol kyç bashkë me kryeministrin Kurti, përkundër presionit dhe kritikave për Asociacionin

‘’Ne e dimë çfarë kompetenca ka Presidentja, pra ka autorizime në fushën legjislative, ne e dimë se e ku ka arritur FSK-ja dhe kjo ka ndodhë për shkak të harmonisë mes Presidentes dhe Kryeministrit. Edhe Presidentja edhe kryeministri Kurti, kanë pasur rol kyç, pavarësisht që në disa raste ka pasur presione e kritika, sidomos në zbatimin e Asociacionit’’, potencoi deputeti Rexhaj

Go to TOP