Deputeti i PDK-së: Zv.kryeministri po i zbaton detyrat e ngarkuara nga Albin Kurti

Javë më parë Bashkimi Evropian pati kërkuar mbajtjen e një takimi në Bruksel për çështjen e dinarit serb në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar një gjë të tillë.

“Ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për marrëveshjen. Do të shohim se kush do të shkojë”, ka thënë Bislimi.

Anipse e refuzoi ftesën për takim, Bislimi ishte prezent të martën në Bruksel.

Temë kryesore ishte çështja e dinarit mes palëve atje.

Pas më shumë se tre orë, bisedimet përfunduan mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zotimet e palëve që deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjedhjen e çështjes së përdorimet të dinarit serb.

Qëndrimet e zv.kryeministrit, anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti i ka cilësuar si detyra të ngarkuara nga kryeministri Albin Kurti.

Haliti thotë për Front Online se Bislimi po mbamë qëndrimet e Kurtit dhe po i zbaton ato.

Në diplomaci e politikë zv.kryeministri Bislimi nuk ka shkëlqyer, sipas deputeti të PDK-së.

“Tani edhe pse Bislimi është specialist në ekonomi e financa( të paktën kështu e di unë) sa i përket diplomacisë e politikës, nuk është ndonjë person që ka shkëlqyer. Ai po kryen detyrat që ia ngarkon Kryeministri Kurti. Duke marrë parasysh këtë, ai domosdoshmërish çdo herë do mbajë qëndrimet e Kryeministrit , me një fjalë ai është aty për të zbatuar detyrat e ngarkuara”, u shpreh Haliti.

Haliti thotë se pranimi i propozimit të ndërkombëtarëve për shtyrjen e vendimit të BQK-së, varët nga Kurti.

Sipas Halitit, skemat e sugjeruara e propozuara nga SHBA duhet pranuar.

“Nëse Albini i ka thënë që duhet të pranoj propozimet ai do i pranoj. Por unë mendoj që me çdo kusht duhet pranuar propozimi dhe skema e sugjeruar e propozuar nga SHBA”, tregon deputeti Haliti.

Go to TOP