Kosova

Deputeti i Nismës: Një natë para se të votohej Ushtria, biseduam me Ramushin për ftesën nga Gjykata Speciale

Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj sot në mesditë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, me arsyen se ka ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, raporton GazetaBlic.

Shala theksoi se një natë para se të votohej Ushtria, kishte biseduar me Ramush Haradinaj për ftesat nga Gjykata Speciale, ku ai i kishte thënë se i mirëpret sfidat.

Ja postimi i plotë i Haxhi Shalës në rrjetin social, Facebook:

“Një natë para se të votohej ligji për ushtrinë, me Kryeministrin bënim plane tjera po aq të rëndësihme për shtetin tonë!
Bisedonim edhe për ftesat që Gjykata Speciale po bënte, e ai thoshte “e rëndësishme është se ushtria jonë po formohet- e sfidat mirësevijnë.”

Ftesa sot që ju është bërë Ramush Haradinajt, mund të jetë gjithëcka apo cdo gjë, por jo një ftesë nga një Gjykatë e drejtë.
Sot Haradinaj tregoj pjekuri njerzore e politike me dorëheqjen e tij morale, për një ftesë amorale!
Ramushi është kalitur tashmë të përballet me padrejtësitë, e pa dyshim që edhe këtë herë ai do të dal i pastër.

H.SH”, ka shkruar ai.