Kosova

Deputeti i LDK-së paralajmëron “ditë të zeza” për Kosovën, si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë

Haxhi Avdyli, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka paralajmëruar vështirësim të situatës politike, ekonomike e sociale në vend, si pasojë e ndikimit të pandemisë COVID-19 – shkruan Kosova.info


Ai i ka renditur të paktën 9-të fenomene/ dukuri, të cilat mund të shfaqen si pasojë e pandemisë. Sipas tij, në qoftë se nuk fillojmë të mendojmë për parandalimin e shfaqjes së tyre, dikur do të jetë tepër vonë.

Avdyli tërë këtë parashikim është munduar ta shpjegojë nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndonëse nuk e ka akuzuar askënd për daljen nga kontrolli të situatës, reagimi i tij vjen pas gjendjes së rënduar tejmase me numrin e lartë të viktimave dhe të të infektuarve me COVID-19.

Ja statusi i plotë:

Përveq humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :
1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,
2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë
3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2
4. trazira e jostabilitet politik që do vijnê nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,
5 gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve
6. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,
7. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid
8. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njerzë asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik
9. do kemi gjenerata fëmijësh të rritur nê botë virtuale jo reale por tē padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshem per tu kyqur në tregun e punës e jetën reale.
Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.