Kosova

Deputeti Haxhi Shala ‘tradhëton’ Nisman Socialdemokrate, nga sot është pjesë e AAK’së

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.  

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, ka shkruar ai.“Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.