Kosova

Deputeti Avdyli: Për disa në LDK, Thaçi është bërë burrë i mirë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se disa në Lidhjen Demokratike kanë ndryshuar qëndrim për presidentin Hashim Thaci.

Avdyli në Facebook ka thënë se për disa në partinë e Isa Mustafës, Thaci është bërë burrë i mirë.

“2018 e thënë po që vlen edhe më shumë në ditët e sotshme. Apo ndoshta tani Hashim Thaqi për disa në LDK është bërë burrë i mirë”, ka thënë ai.

Këto komente, Avdyli i ka bërë derisa ka kujtuar një shkrim të vitit 2018-të, ku ndër të tjerat kishte deklaruar se presidenti historik, Ibrahim Rugova sa ishte gjallë nuk e kishte lënë në asnjë pozitë Thaçin pasi që e kishte njofur.

 “A thua pse Presidenti Rugova mbante larg pushtetit Hashim Thaçit? A thua dinte ai diçka më shumë se të tjerët? Pse ai slejoi asnjë pozitë per të sa ishte gjalle? Sepse ai e njohu , por edhe mbrojti Kosovēn nga plangprishësit e tij. E sot le ta dinë të gjithë, se LDK sdo lejohet asnjëherë më nga anëtarësia e saj, që dikush në emër të rugovizmit, e në emër të interesit të Kosovës, që me manipulime e shtrembërime të opinionit ta dërgojë edhe njëherë LDK-në në prehër të PDK-së, ta bëjë patericë të saj që PDK ta ngrehë për hunde e ta poshtëroi sa herë të dojë LDK-në, edhe pse kishte kontratë me ne, sikur kur bëri me zanzibarin, sikur kur detyroi turpshëm ta largoi Presidentin Sejdiu, edhe së fundmi shkarkoi kryeministrin Mustafa në kulmin e suksesit të tij”, kishte shkruar ai.