EKONOMI

Deputetëve u kërkohet të mos votojnë propozimin e Qeverisë për tejkalim të deficitit buxhetor

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, u ka kërkuar deputetëve të mos votojnë propozim-vendimin e qeverisë për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit buxhetor, pasi sipas tij, nuk ka kaluar në komisionin që i mbikëqyrë financat e shtetit.

Murati në seancën plenare që po mbahet ende, tha se 250 milionë eurot në rritjen e deficitit nuk janë të justifikueshme.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Barjami, në reagimin e saj karshi kryetarit të komisionit, tha se një propozim-vendim i tillë ka qenë edhe tek qeveria Kurti. Ajo theksoi se nëse dëshirohet të implementohet pako emergjente, duhet lejuar të bëhet ky tejkalim dhe ndryshim i deficitit buxhetor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.