Kosova

Deputetët zgjedhin Krenare Sogojeva-Dermakun, komisionare për Informim dhe Privatësi

Krenare Sogojeva-Dermaku ështe zgjedhur Komisionere e Agjencise për Informim dhe Privatësi, duke siguruar votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Sogojeva-Dermaku mori 65 vota nga 72 deputet që ishin të pranishëm në seancë.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar rikthimin e procesit në pikën zero, por kjo u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje e cila tha se “zhurma” e opozitës për këtë proces është e pakuptimtë.

Pasi partitë në pushtet vazhduan me votim, opozita lëshoi sallën në shenjë proteste.