Bota

Deputetët “Në murin e turpit” paga prej 15 mijë euroshe nuk u doli, marrin edhe ndihma prej 600 eurosh

Disa deputetë italianë për të kërkuar një bonus prej 600 eurosh të destinuar për punonjësit, me qëllim zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, raportojnë mediat rreth të ardhurave të politikanëve në Itali, të cilat arrijnë në 15 mijë euro në muaj, të cilat i marrin senatorët.

Vendimi i pesë deputetëve italianë, por edhe shumë kryebashkiakëve dhe zyrtarëve rajonalë për të kërkuar një bonus prej 600 eurosh, i cili u miratua nga qeveria italiane si pjesë e masave për rikuperimin nga pasojat e pandemisë së coronavirusit, u dënua nga publiku në Itali, raporton ANSA.

Senatorët italianë marrin deri në 14.634.89 euro në muaj, i cili përfshin pagën bazë dhe kompensimet e ndryshme, dhe deputetët në dhomën e ulët të parlamentit italian marrin deri në 13.971.35 euro, shkruan gazeta Corriere della Sera, duke theksuar se anëtarët e parlamentit nuk paguajnë për transport hekurudhor dhe ajror.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, merr 114,000 euro bruto në vit dhe sipas deklaratës së fundit të taksave të paraqitura para angazhimit të tij në politikë në mars të vitit 2018, falë profesionit juridik, ai raportoi të ardhura në vlerë prej një milion e njëqind mijë eurove.

Sipas gazetës italiane, paga e presidentit rajonal është e kufizuar në shumën prej 13.800 euro në muaj bruto.

Vendimi i pesë deputetëve italianë për të marrë bonusin prej 600 euro u dënua nga parti të shumta politike, dhe kreu i diplomacisë italiane, Luigi di Mayo, deklaroi se politikanët që morën bonusin “duhet të kthejnë paratë dhe të kërkojnë falje”. Qeveria italiane ka siguruar një shpërblim prej 600 eurosh për punëtorët në mënyrë që të lehtësojë pasojat e masave pandemike dhe kufizuese, për të cilat gati gjashtë miliardë euro u ndanë midis miajit Mars dhe Prill.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483