Kosova

Deputetët kërkojnë më shumë mbikëqyrje në dikasteret e sigurisë

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kanë kërkuar më shumë mbikëqyrje në dikasteret që kanë të bëjnë me sigurinë, duke specifikuar institucionin e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës.

Anëtari i këtij Komisioni, nga radhët e PFK-së, Fatmir Xhelili, ka kërkuar që të formohet një grup punues në bashkëpunim me komisionin e Integrimeve Evropiane që bashkarish të ketë më shumë mbikëqyrje në këto dy dikastere të sigurisë.

Kurse, Anëtari tjetër i këtij Komisioni nga radhët e VV-së, ka kërkuar që ky komision ta bëjë një vizitë ne institucionin e FSK-së, pasi që sipas tij, kështu do të identifikohen më shumë problemet.

Ndërkaq, Muharrem Nitaj nga radhët e AAK-së, ka përmendur platformën e Qeverisë së Kosovës, ku janë të përmbledhura të gjitha sfidat që kanë dal nga Raporti i Progresit, e që të njëjtën gjë e kërkoj edhe nga Parlamenti i Kosovës.

Këto deklarata, anëtarët e këtij Komisioni i bënë në diskutimin për të gjeturat e Raportit të Progresit. Anëtarët kritikuan ngutjen e diskutimit nga Kuvendi i Kosovës për Raportin e Progresit, pasi që sipas tyre shumë deputet nuk kanë qenë te gatshëm për të diskutuar për këtë çështje, pasi që Raporti në fjalë nuk ka qenë i përkthyer në gjuhen shqipe. /Kosova.info/