Kosova

Departamenti i Gazetarisë kërkon që lënda e Edukimit Medial të jetë obligative në sistemin parauniversitar

Ekspozimi i shumtë ndaj informacioneve, shpesh edhe ndaj lajmeve të rreme, që ka publiku në Kosovë, e sidomos të rinjtë, e ka bërë si të domosdoshme që në Kosovë lënda e Edukimit Medial, të jetë pjesë e mësimit parauniversitarë në Kosovë.

Për këtë departamenti i Gazetarisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, është duke biseduar me ministrinë e Arsimit, që kjo lëndë të jetë obligative në shkollat e mesme në Kosovë.

Ligjëruesi ne Departamentin e Gazetarisë, Alban Zeneli, thotë se lënda e Edukimi Medial, në sistemin parauniversitarë është e domosdoshme.

“Jemi në kontakte me ministrinë e Arsimit dhe kërkesa jonë e vazhdueshme është që lënda “Edukimit për Medial”  tashmë të jetë lëndë obligative. Aktualisht mund të funksionoi si lëndë zgjedhore dhe mund të propozohet nga mësimdhënësit, por kjo është vetëm vullnetare se sa mësimdhënës dëshirojnë që këtë lëndë të ushtrojnë me nxënësit e tyre”.

“Në disa shkolla në Prishtinë, Pejë Mitrovicë dhe Gjakovë kanë filluar këto lëndë të mbahen, por duke pasur përsyshë  nevojën shumë të madhe që të rinjtë të mësojnë për mediat ne mendojmë që kjo lëndë tash duhet të jetë obligative”, ka thënë Zeneli, për ekonomia online.

Ai ka thënë se Departamenti i Gazetarisë, përmes Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, ka mbajtur trajnime dhe ka licencuar mbi 1500 mësimdhënës rreth edukimit medial, si kontribut në sensibilizimin e mësimdhënësve në këtë fushë.

“Ne kemi licencuar trajnimin e parë të edukimit në media në Ministrinë e Arsimit, përmes SBASHK-ut  dhe në këtë modul i cili tash ka dy vite që është i licencuar, i vetmi i licencuar në Kosovë për këtë fushë, ne kemi trajnuar mbi 1500 mësimdhënës të cilët janë aktiv në sistemin e arsimit”.

“Kjo ka qenë kontributi qe ne kemi dhënë në sensibilizimin e mësimdhënësve në këtë fushë e cila është shumë e rëndësishme”, ka thënë Zeneli.