Kosova

Dënohet me dy mijë euro PDK nga Inspekcioni në Prishtinë, shkelen masat antiCovid

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka dënuar me dy mijë euro Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka thënë se askush nuk është mbi ligjin.

“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka thënë ai.

Ditë më parë, Inspekcioni në Prishtinë ka dënuar me nga dy mijë euro edhe LDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në 50.

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224484912212955