SPORT

Dëmtimi i Dele Alli shqetëson Tottenhamin

Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, ka lënduar muskujt gjatë fitores së sotme 2-1 kundër Fulhamit.

Anglezi ishte në garë me anësorin e Fulhamit, Ryan Sessegnom, dhe doli në tribuna ku u pa që pati zgjatje të muskujve.

Dele Alli u pa që e preku anën e pasme të këmbës së tij pas kësaj goditje të reklamave dhe dukej qartë se kishte dhimbje.

Pas këtij incidenti ai u zëvendësua me Georges-Kevin Nkoudou ku kishin mbetur edhe pesë minuta pa përfunduar ndeshja.

Pas ndeshjes, trajneri Mauricio Pochettino nuk ishte i sigurt se sa serioz është ky lëndim.

“Është këmba e tij e majtë, shpresoj që mos të jetë problem i madh, por ne kemi nevojë që t’i bëjmë disa analiza”, tha trajneri argjentinas.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.