Bota

Demonstruesit janë përleshur para shtëpisë së kryeministrit Netanyahu

Policia izraelite është përleshur me protestuesit në orët e vona të së shtunës, kur rreth një mijë persona u mblodhën para rezidencës së kryeministrit në Jerusalem. Ata ka një muaj që kanë nisur fushatën me kërkesën për dorëheqje të Benjamin Netanjahut.

Policia është parë duke arrestuar së paku katër protestues. Disa prej demonstruesve kanë refuzuar duke shkaktuar përleshje.

Ka një grup qytetarësh të pakënaqur që ka disa javë që po kërkojnë dorëheqje të Netanjahut, i cili po përballet me drejtësinë pas akuzave për korrupsion dhe për mënyrën se si po menaxhon krizën e koronavirusit. Pas dy mbylljeve, ekonomia izraelite po përballet me krizë të madhe pasi shumë izraelitë kanë mbetur pa vende pune. Por demonstratat që kanë nisur para gjashtë muajsh, kanë nisur të zbehen me rënien e temperaturave në prag të dimrit.

Por, pjesëmarrësit e protestës së fundit ishin po aq të zëshëm në kërkesat e tyre.